Vllaznia do te prese Bylisin diten e neserme per te zhvilluar mes tyre ndeshjen e javes se 27-te te Abissnet Superiore. Keshtu, te dy ekipet si shkodranet, ashtu edhe ballshiotet, do te synojne tre piket per te dale nga kriza e rezultateve negative, ne te cilen ndodhen.

Vllaznia e drejtuar tashme nga trajneri i ri Auron Miloti, do te luftoje deri ne fund per objektivat e saj, me teknikun shkodran qe kerkon te debutoje ne pankinen kuqeblu me fitore. Poashtu, tek shkodranet Vulaj dhe Latifi po rikthehen ne formen e tyre me te mire dhe ne vazhdim pritet te kene me teper hapesire se c’kishin me pare.

Nga krahu tjeter, Bylisi i drejtuar nga Naxhi Shensoj vjen pas rezultateve negative, por ne ndeshjen e fundit ne kampionat ndali kryesuesit e Tiranes, c’ka do te thote se morali i futbollisteve ballshiote eshte i larte dhe e njejta gje do te tentohet edhe ne Shkoder.

Megjithate, se sa do te ndodhe nje gje e tille mbetet per t’u pare diten e neserme. Nderkohe, ne kete ndeshje, te dy ekipet pritet te vuajne disa mungesa per shkaqe demtimesh dhe kartonesh.

Keshtu, tek Vllaznia pritet te mungojne Esat Mala dhe Geralb Smajli per shkaqe demtimesh, ndersa edhe tek Bylisi nuk do te mund ta ndihmojne skuadren e tyre Xhoel Macolli dhe fantazisti brazilian Esquerdinha. Per rrjedhoje, te dyja ekipet do te kene te pakten dy mungesa secila.

Nderkohe, ndeshja Vllaznia-Bylis do te luhet diten e neserme ne stadiumin “Loro Borici”, duke nisur nga ora 15:00 dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga kanalet e “OverSport”. Tifozeria kuqeblu pret me interes per te pare edhe debutimin e trajnerit te ri shkodran Auron Miloti, i cili ne karrieren e tij ka qene nje sulmues i mirefillte dhe prandaj, edhe tifozet shkodrane shpresojne te shijojne nje loje sulmuese nga ekipi i tyre i zemres, Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI