Per ekipet e KF Bashkimi qe drejtohen nga trajneri Ervin Alushi, duket se ecuria ne kampionatet rajonale te zones se Shkodres kete sezon ka qene mjaft pozitive. Keshtu, dy prej ketyre skuadrave, pikerisht grupmoshat U-11 dhe U-13, kryesojne ne renditje, duke mbajtur vendin e pare ne tabelen e klasifikimit.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, vete trajneri Alushi shprehet se KF Bashkimi ka futbolliste qe ne te ardhmen do te jene ne majat e larta te futbollit shqiptar, ndersa shtoi se per te ardhmen kane objektiva madhore ne zgjerimin e stafit dhe nje organizim me te mire te ekipeve.

Po ashtu, Alushi theksoi se KF Vllaznia u ka mundesuar atyre nje hapesire ne stadium per te ndjekur te gjitha ndeshjet e ekipit kuqeblu, gje qe sipas tij sherben per sportistet qe ai drejton. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten “Shkodra Sport”.

-Pershendetje Alushi

Pershendetje dhe faleminderit per intervisten.

-Atehere Alushi, si po shkon ecuria e ekipeve te KF Bashkimit, nje permbledhje per te gjitha grupmoshat do te ishte me interes?

Me ekipet kemi nje ecuri shume te mire ne kampionatin rajonal ne Shkoder, ku me ekipet U-9 dhe U-15 eshte viti i pare qe marrim pjese dhe kemi numer te shumte sportistesh. Suksesi nuk eshte se na ka munguar ne fakt. Nderkohe, tek U-11 dhe U-13 kemi nje ekip te konsoliduar qe pershtaten shume mire me njeri-tjetrin dhe kryesojne ne vendin e pare ne kampionatet rajonale te Shkodres.

-Tek keto ekipe ka sportiste qe premtojne per te ardhmen?

Po, patjeter qe kemi futbolliste qe ekipi jone shpreson qe ne te ardhmen t’i shohim ne maje, ku edhe gjashte futbolliste te ekipeve tona, kete vit jane te grumbulluar me Kombetaren e moshave. Talenti nuk mungon, por ta nderthurim edhe me disipline qe te kemi rezultate.


-Shpesh here kemi pare edhe futbolliste te Vllaznise qe vijne te vizitojne ju dhe ekipet tuaja te KF Bashkimit, si eshte nje gje e tille per ju dhe sportistet?

Po, ne te vertete eshte nje kenaqesi shume e madhe qe futbollistet e ekipit te Vllaznise t’i shohim nga afer dhe te degjojme keshilla nga profesioniste. Ndihemi te privilegjuar per kete gje, ku ekipi i KF Vllaznia na ka mundesuar edhe nje hapesire ne stadium per te ndjekur te gjitha ndeshjet.

-E fundit, si e shikoni te ardhmen e ekipeve te KF Bashkimi dhe cilat jane synimet tuaja qe keni?

Ne te ardhmen kemi shume objektiva te qarta, ku synojme te zgjerojme me shume stafin dhe te organizohemi me mire, pasi na nevojiten per arsye te numrit te madh te sportisteve. Ne synojme te krijojme ekipin e femrave, ku po tentojme vazhdimisht te afrojme edhe me shume vajza te tjera. Po ashtu, po mundohemi te finalizojme edhe projektet e tjera jashte futbollit qe ne ekipin tone jane te shumta dhe qe na sherbejne shume per femijet e ekipit tone.

Po ashtu, jemi ne bisedime per projekte te medha me kryetarin e Unionit te Zvicres dhe njekohesisht presidentin e ekipit FC Kosova ne Zvicer, z. Feti Demolli dhe po ashtu, jemi ne bisedime edhe me disa sponsore te tjere per te organizuar me mire ekipin dhe kushtet e infrastruktures ne fushen tone, ku edhe aty kemi shume nevoje per nderhyrje.


-Alushi faleminderit per intervisten

Faleminderit shume edhe ju!
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI