Jasir Asani është padyshim lojtari i momentit. Pas paraqitjes pozitive me Kombëtaren, mëngjërashi ka fituar edhe simpatinë e klubit të Gëangju në Korenë e Jugut.

Së fundmi, koreanët kanë çelur një sondazh për 27-vjeçarin për lojtarin e muajit. Ata ftojnë tifozët të bëhen pjesë e votimeve duke sugjeruar dhe emrin e shqiptarit në ligën koreane.

Të gjithë mbështetësit pjesëmarrës do të kenë mundësi të marrin një autograf në fanelë nga lojtari kuqezi. Sondazhi do të jetë i hapur deri në datën 2 prill dhe më pas do të shpallet lojtari i muajit nga Liga Koreane.

Kujtojmë që në ndeshjen e fundit, Jasir Asani shkëlqeu në fitoren 5-0 duke arritur të shënonte plot 3 gola./newsport/