Prej shumë vitesh, çdo diskutim që lidhej me paraqitjet e përfaqësueses së Zvicrës ka kombinuar me paraqitjet e futbollistëve shqiptarë në radhët e saj.
Për shumëkënd, çdo rezultati madh i arritur nga Zvicra, ka qenë meritë e këtij blloku dhe nuk janë vetëm shqiptarët ata që mendojnë se pa Shaqirin & Co, helvetët vështirë se do t’u afroheshin turneve madhorë.
Tashmë edhe statistikat e vërtetojnë një gjë të tillë, pasi ekspertët ndërkombëtare të “Opta” janë të sigurt se mjafton që Zvicrës t’i heqësh Shaqirin dhe ajo do të ishte një skuadër gjysmake.
Statistikat e saj flasin shumë qartësisht mbi paraqitet në turnetë madhorë, duke marrë për bazë pikërisht mesfushorin shtatshkurtër, i cili dje ishte ai që dha asistin për golin e Embolo në barazimin ndaj Uellsit..
“Xherdan Shaqiri ka shënuar apo asistuar në 50% të golave të Zvicrës në turne madhorë që nga viti 2014 (Europianë apo Botërorë), duke realizuar 5 e përgatitur 3 nga 16 golat e shënuar nga skuadra e tij në këto aktivitete”, shkruante “Opta”, duke bërë të qartë se çfarë do të kishte humbur Zvicra po të mos kishte patur Shaqirin në radhët e saj. /vipsport/