Nëse do të pyesnin një të pasionuar të futbollit shqiptar se cila është skuadra që luan me më shumë grintë, pa dyshim që përgjigjja do të ishte Laçi. Prej shumë vitesh, ekipi kurbinas nuk është thjesht një pjesëmarrëse për të plotësuar numrin në elitën e futbollin shqiptar, por edhe një skuadër me mentalitet fituesi.
E vërteton fakti që nga sezoni 2012-2013 ka fituar dy Kupa të Shqipërisë (një herë është mundur në finale), një Superkupë dhe renditja në vend të dytë (nënkampione e vendit) sezonin që sapo u mbyll.
Gjithmonë është konsideruar një ekip fushë, shumë i ashpër kur luan sidomos para publikut të tij, por këtë etiketim e hedh poshtë fakti që në përfundim të kampionatit rezulton të jetë skuadra me “fair play”: Gjatë 36 javëve të kampionatit futbollistët e Laçit janë ndëshkua 58 herë me kartonë të verdhe dhe vetëm në një rast me të kuq.
Një e dhënë interesante që rrëzon mitin e ekipit që luan futboll të ashpër.Skuadra më e ndëshkuar me kartonë të verdhë është Kastrioti, por ekipi krutan ka marrë vetëm tre të kuq.
Ekipi kampion i ndëshkimeve maksimale (me të kuq) është Vllaznia, plot 10 herë, pasuar nga Partizani dhe Teuta me nga shtatë të kuq. Tabela e më poshtë tregon numrin total të kartonëve për çdo skuadër të Superiores. Ne total, Vllaznia eshte skuadra me numrin me te madh te kartonave te marre, plot 93 (83 te verdhe dhe 10 te kuq).