Gjate dekades se fundit me Vllaznine jane aktivizuar nje numer i madh lojtaresh: Plot 155. Kuptohet qe ky numer i madh tregon me se miri se me skuadren nuk ka patur stabilitet dhe mesatarisht çdo sezon ka patur mbi 10 lojtare qe kane ndryshuar ekip.

Nga 1 janari i vitit 2010 dhe deri me 31 dhjetor 2019, fanellen kuqeblu e kane veshur shume futbolliste por pak kane lene gjurme me aktivizimin e tyre me kete skuader.

Per ta vertetuar kete gje, mjafton t’u referohemi statistikave dhe dalim ne nje perfundim aspak interesant: Nga 155 lojtaret qe jane aktivizuar me Vllaznine ne kete dekade te fundit, plot 99 prej tyre kane luajtur vetem nje sezon me te dhe me pas jane larguar.

Ketu futen shumica e lojtareve te huaj qe nuk kane lene asnje gjurme e po ashtu edhe disa te rinje shkodrane te cilet thjesht jane debutuar me kete skuader dhe me pas, per nje apo nje tjeter arsye jane larguar.

Mosstabiliteti i skuadres nga sezoni ne sezon reflektohet me se miri ne keto statistika. Trajnere qe vijne ne skuader dhe duan te ndryshojne rrenjesisht perberjen.

Kjo ne fakt nuk eshte aspak normale per nje ekip si Vllaznia qe gjithmone eshte dalluar per perberjen e sa homogjene, megjithate kohet duket se tashme kane ndryshuar.
www.shkodrasport.com