Sezoni 2017-2018 ka përfunduar dhe dha verditektet e tij. Skënderbeu ishte ekipi që u shpall kampion.

Vllaznia dhe Lushnja ekipet që ranë nga kategoria. “Supersport” tregon një analizë interesante.

Po sikur kampionati të luhej vetëm 45 minutat e para? Atëherë do të kishim një kampion tjetër, Partizanin.

Të kuqtë janë ata që kanë shkëlqyer në pjesët e para të takimit. Skënderbeu do të zinte vendin e 4-t.

Vlonjatët do të ishin të dytet dhe Vllaznia në Europë. Diçka e palogjikshme sepse ky eshte nje tregues i cili nxjerr ne pak problemet qe skuadra ka patur per mbrojtjen e rezultatit.

Kuqeblute i kane nisur mire ndeshjet, ne shumicen e tyre kane shenuar dhe i kane mbyllur pjeset e para ne avantazh.

Nuk dihet pse ka ndodhur keshtu, por futbollistet e Vllaznise “nuk i kane mbajtur kellqet” ne 45 minutat e dyta.

Ja renditja e plotë në qoftë se kampionati do të luhej vetëm 45 minutat e para:

1.Partizani 55 pikë

2.Flamurtari 51

3.Vllaznia 50

4.Skënderbeu 49

5.Teuta 48

6.Kukësi 47

7.Luftëtari 46

8.Laçi 40

9.Kamza 40

10.Lushnja 25