Kukësi mori një fitore të vyer përballë Laçit teksa e mposhti në shtëpi minimalisht 1-0. Pas ndeshjes trajneri Stavri Nica foli për MCN TV. Për Nicën është një ‘hakmarrje’ ndaj kurbinasve të cilët e shkarkuan në ndeshjen e parë të kampionatit.

“Kënaqësi kur del me fitore. Loja ishte e fortë, pak me nerva por shpirti i garës po ndikon te Kukësi. Ndikon edhe orientimi taktik dhe kjo na jep siguri ndaj kundërshtarë sado të fortë të jenë. Laçin e njoh mirë dhe është plus i madh. I merr masat më mirë për çdo individ. Ishtë një nga zgjidhjet, por duhet në fushën tonë të jemi më bindës në lojën tonë dhe besoj se jemi në rrugën e mirë.

Ai që stërvitet mirë do futet në lojë, kjo është formula. Grupi e pranon cilido në formacion dhe nuk ka hatërmbetje apo probleme të tilla. Siç është Hasaj, duhet t’i përkrahim këta lojtarë. Duhet pak kurajo dhe mua kjo s’më mungon.

Kukësi i bën ballë të gjithave? Duhet forcuar kjo ideologji, por në bazë të elementeve që kemi në skuadër. Ndaj Partizanit ishte një kurajo e madhe, duhet hequr frika, duhet të marrim më shumë përsipër. Sfida me Laçin kaloi, tashmë duhet të mendojmë për atë që vjen ndaj Vllaznisë”, tha Stavri Nica.