Per dy sezone me rradhe ka luajtur me Vllaznine dhe ka lene pershtypje pergjithesisht te mire tek te gjithe me lojen qe ka zhvillua. Nderkohe pas dy vitesh e gjysem larg kuqebluve, mbrojtesi malazez Stefan Cicmil shprehet se do te ishte i gatshem per t’u rikthyer serish ne Shkoder.

Ne nje interviste per “Ermir Vajushi Youtuber”, Cicmil ka folur per gjendjen e tij, periudhen ne Shkoder dhe gjera te tjera.
“Ne 7 muajt e fundit, u shërova nga dëmtimi sepse në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, në derbin kundër Buducnost nga Podgorica, unë pesova nje dëmtim ne gju.

Në Zagreb, unë bëra nje operacion për ligamentin. Pavarësisht kësaj, sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm si për klubin ashtu edhe për mua. Ne fituam titullin kampion dhe unë luajta mbi 30 ndeshje ne kampionat e kupe dhe shënova 6 gola.

Aktualisht jam nen kontratë me Sutjeska Nikshiq deri në fund të këtij sezoni. Ata jane maksimalisht të drejtë me mua, dhe përkundër dëmtimit të rëndë dhe skadimit të kontratës vitin e kaluar, ata zgjatën kontratën time edhe pse e dinin se nuk mund të mbështeteshin tek unë për këtë pjese te pare te sezonit”.

Nderkohe sa i perket nje kalimi te mundshem te tij tek Vllaznia ai shprehet: “Askush nga Vllaznia nuk më ka kontaktuar ende. NE Shkoder kam kaluar shumë bukur, u prita shume mirë si nga klubi ashtu edhe nga tifozët. Shkodra është një qytet i mrekullueshem dhe njerëzit e duan futbollin, stadiumi është i mrekullueshem, kështu që me kënaqësi do të kthehesha në Shkoder dhe veçanërisht nëse ata do krijojnë një ekip pretendent në mënyrën për të fituar titullin kampion!

Në tre sezonet e fundit, pas Vllaznisë, kam luftuar dhe kam fituar tituj, së pari nga Mladost nga Podgorica kam fituar Kupën e Malit te Zi, pastaj me Sutjeska kam fituar titullin kampion dhe këtë vit po luftojmë për njërën ose të dy këta dy trofe përsëri.

I dërgoj nje përshëndetje të gjithëve në Shkoder dhe i uroj atyre fat dhe sukses në kampionat dhe kupe gjithashtu deshiroj qe te pershendes te gjithe adhuruesit e Vllaznise qe jane te mrekullueshem dhe do i mbaj gjithmone ne zemer”.