Merkatoja vazhdon në futbollin shqiptar. Më së shumti nëpër faqet e para të gazetave sportive sesa në realitet. Kuptohet që zhurma e merkatos në një periudhë të tillë është normale dhe kjo duket qartë edhe në titujt e tyre. Diku përmendet Malota, diku Krasniqi si kandidatë të mundshëm për mbrojtjen e Vllaznisë. Por në fakt, në kampin shkodran nuk ka asnjë zyrtarizim për këtë gjë. Gjithsesi, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vllaznia, Renato Malota në shënjestër, preferohet nga Gjoka”.

Ndërkohë tek “Panorama Sport” në faqen e parë të saj nuk ka asnjë lajm për Vllazninë por ka një lajm për futbollistin shkodran të Napolit dhe të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj teksa shkruhet: “Hysaj rekord, karton vlen 70 milionë euro”. Më poshtë ndiqni faqet e para të gazetave sportive të ditës së sotme: