Merr zgjidhje problemi i ekipit te çiklizmit te Vllaznise. Ai eshte nisur drejt Tiranes dhe do te marre pjese ne Rrethin Çiklistik te Shqiperise qe starton diten e sotme.

Ka qene vete kryebashkiakja Ademi qe eshte marre me kete çeshtje dhe si rrjedhoje ka arritur ta zgjidhe problemin financiar qe i kushtezonte çiklistet kuqeblu per kete pjesmarrje ne garen me te rendesishme kombetare.

Ajo ka garantuar fondet qe i duheshin ketij ekipi per te udhetuar si dhe per akomodimin e ushqimin e sportisteve ne pese ditet e zgjatjes se ketij aktiviteti.

Si rrjedhoje, trajneri Leonat Kola bashke me çiklistet e tij do te marrin pjese ne kete Rreth, ku do te jene te pranishem edhe disa ekipe te huaja dhe ata shpresojne te paraqiten sa me mire./SHKODRA-SPORT.COM/