Trajneri kampion dhe fitues i Kupes se Shqiperise per sezonin e kaluar me ekipin U17 te Shqiperise, pikerisht Gilman Lika, nuk do te vazhdoje ta beje me detyren e trajnerit ne vendin tone.

Ish- futbollisti i njohur i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare ka vendosur qe bashke me familjen e tij te nise nje jete te re larg Shqiperise. Gazeta “Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se Lika prej pak ditesh ndodhet ne Abu Dhabi.

Trajneri i Akademise Vllaznia ka zgjedhur kryeqytetin e Emirateve te Bashkuara Arabe per te vijuar punen si trajner ne nje Akademi te ketij vendi fillimisht dhe ne te ardhmen gjerat mund te ndryshojne dhe te marrin nje rrjedhe tjeter.

Ne kete menyre Shkodres dhe Shqiperise i largohet nje tjeter aset i saj. Nje vit me pare u pat larguar drejt Kanadase edhe nje tjeter emer i shquar, Elvin Beqiri dhe tashme eshte rradha e Gilman Likes, por sigurisht qe ai nuk do te jete i fundit.

Emra te tille me nje karriere te shkelqyer si futbolliste, nuk e gjejne veten ne futbollin aktual shqiptar ku nuk mund te sigurojne asgje per veten dhe familjet e tyre ne postin e trajnerit dhe per kete arsye, mundohen te gjejne opsione te tjera per te vijuar jeten dhe karrieren. Dhe Gilman Lika tashme na pershendet nga Abu Dhabi…