Prej tre ditësh ekipi i Vllaznisë ka nisur në Ulqin përgatitjet dimërore dhe përveç seancave stërvitore, stafi teknik i kuqebluve po mendon edhe për gjetjen e kundërshtarëve për miqësore. Nga sa bëhet e ditur, për këtë javë do të jetë pak e vështirë kjo gjë pasi ekipet malazeze ende nuk i kanë nisur përgatitjet ngaqë kampionati i tyre u fillon më vonë megjithatë nga java tjetër gjërat mund të ndryshojnë. Çka do të thotë se skuadra shkodrane mund të zhvillojë një apo dy ndeshje javën tjetër ndaj ekipeve malazeze.

Trajneri Gjoka ka dashur në fakt një miqësore edhe këtë fundjavë dhe nuk përjashtohet mundësia që nga dita e hënë drejt Ulqinit të udhëtojë “Vllaznia B” në mënyrë që të ketë një ndeshje brenda familjes. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse do të realizohet apo jo.
© shkodrasport.com