Observatori i Futbollit Europian, CIES, ka përditësuar vlerat e merkatos për futbollistët e kampionateve kryesore në kontinent dhe ka përpiluar 100-shen e atyre me vlerën më të lartë. Një ndër lëvizjet më të bujshme të këtij muaji është ngjitja e shkallëve nga Elseid Hysaj, i cili tashmë vlerësohet si futbollisti i 60-të me vlerën më të lartë në Europë. Sipas CIES, i cili merr për bazë moshën e lojtarit, marketingun e mundshëm me imazhin e tij dhe kërkesën që ka në treg për një tip të tillë futbollisti apo për një rol të caktuar, mbrojtësi shqiptar tashmë kushton 70,5 milionë euro.

Ky është padyshim vlerësimi më i lartë që është vendosur ndonjëherë për kartonin e një futbollisti shqiptar, qoftë edhe për ata të cilët kanë veshur fanellën e përfaqësueseve të tjera./vipsport/