Pas nje kohe te gjate, mbrojtesi kroat Marko Juriç e ka lene pas demtimin qe ka patur dhe tashme eshte gati te rikthehet ne fushen e lojes per te luajtur per Vllaznine.

Ne fakt ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes, 27 vjeçari ka qene ne pankine dhe ne fakt nuk ka luajtur asnje minute te vetme sepse kuptohet qe do t’i duhet ende edhe pak kohe per te kapur ritmin, ashtu siç beri edhe mbrojtesi tjeter Bulatoviç.

Tifozet ne fakt por edhe specialistet e ndryshem jane te mendimit se Gurishta ka dhene maksimumin ne pozicionin e mbrojtesit te qendres dhe si rrjedhoje te kaloje serish ne rolin e tij, ate te mbrojtesit te djathte. Kuptohet duke shpresuar qe Juriç te jete gati per te luajtur.

Tashme mbetet per t’u pare nese Juriç do te jete ne fushe ne ndeshjen e se shtunes ndaj Partizanit. Vendim qe do ta marrin pjestaret e stafit teknik ne ditet ne vijim, kuptohet duke pare edhe gjendjen e tij fizike./SHKODRA-SPORT.COM/