Kristiano Ronaldo ka përfituar nga dy ditët e pushimit të dhëna nga trajneri Alegri pas ndeshjes me Milanin dhe ka shkuar në Londër. Portugezi ka pasur dëshirë për të ndjekur nga afër turneun e tenisit, ndërkohë që ka festuar në Angli edhe ditëlindjen e parë të vajzës Alana Martina.

Ai ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të vogël vetes dhe Georginës. Siç bën me dije “The Sun” Ronaldo ka blerë në restorantin “Scott’s”, një restorant mjaft i shtrenjtë në kryeqytetin anglez, dy shishe vere, që kanë kushtuar rreth 31 mijë euro.

Të pranishmit në restorant kanë treguar se Ronaldo, Georgina dhe dy miqtë e tyre, kanë marrë fillimisht një shishe “Richebourg Grand Cru”, vera më e shtrenjtë në botë.

Një shishe kushton 20 mijë euro, pasi kjo verë është e rrallë dhe nuk është në menu. Ajo nuk u serviret klientëve të zakonshëm.

Më pas CR7 ka marrë një “Pomerol Petrus” të 1982-shit, që ka kushtuar rreth 11 mijë euro. Portugezi ka dashur ta festojë në mënyrën më të mirë ditëlindjen e vajzës, madje të pranishmit kanë thënë se shishja e dytë e verës nuk ishte pirë e gjitha. / Vipsport/