Ka luajtur per dy sezone me Vllaznine duke bere paraqitje pergjithesisht te mira dhe duket se ai ka ende nostalgji per nje rikthim ne kete qytet.

E kemi fjalen per mbrojtesin malazez Stefan Cicmil. Pasditen e sotme ai ka publikuar ne profilet e tij ne rrjetet sociale nje set fotografish te periudhes kur ai ka luajtur me Vllaznine.

Te jete ky nje sinjal nostalgjie per ate periudhe te shkelqyer qe ka kaluar me kete skuader, apo nje sinjal rikthimi serish ne gjirin e saj? Kete per momentin askush nuk ta thote.

Vllaznia ne fakt po behet gati te nderhyje ne merkato dhe drejtuesit e saj kane bere te ditur se do te kete perforcime ne secilin repart, perfshi ketu edhe mbrojtjen ku luan Cicmil.

30 vjeçari malazez ka qene pjese e Vllaznise ne vitet 2015-2017 teksa ka lene pershtypje te mira me aktivizimin e tij. Aktualisht eshte pjese e ekipit malazez Sutjeska te Nikshiqit. Ja statusi i publikuar prej Cicmil pasditen e sotme: