Teuta ka mbërritur disa orë më parë në Ohër ku do të zhvillojë fazën përgatitore për ndeshjet e Champions League. Pak minuta më parë klubi ka me dije se skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë në Ohër.
Në orën 18:00 grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Edi Martini dhe stafit teknik kanë kryer përgatitjet në fushën e stadiumit të Ohrit, në kushte mjaft të mira si pasojë edhe të temperaturave optimale.
Seanca e pasdites ka rezultuar e karakterit teknko-taktik. Teuta do të qendrojë për 17 ditë në Ohër teksa do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore.
Postimi i Teutës:
Kampionët e Teutës ka nisur fazën përgatitore, që po zhvillohet në Ohër, Maqedoni. — Djemtë e detit kan zhvilluar seancën e parë sot në Maqedoni ku është akomoduar për të vijuar përgatitjet në prag të ballafaqimeve në Champions League.
Në orën 18:00 grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Edi Martini dhe stafit teknik kanë kryer përgatitjet në fushën e stadiumit të Ohrit, në kushte mjaft të mira si pasojë edhe të temperaturave optimale. Seanca e pasdites ka rezultuar e karakterit teknko-taktik.