I ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, opinionisti sportiv, Dritan Stoka u shpreh se sipas informacioneve që ai ka, te Tirana kanë vendosur të largohen nga Kupa, për ta pasur të gjithë vëmendjen në kampionat.

Më tej ai foli edhe për Kombëtaren, ku arritjen në eliminatore e quan si dështim, sepse sipas tij mundesite e kombetares kane qene per te bere me mire.

“Partizani tani nuk ndalet më. Tirana i ka vënë qëllim vetes kampionatin. Del nga Kupa sipas burimeve të mia. Dinamo ka shumë tifozë dhe nuk e di pse nuk vijnë në stadium. Kush humb derbin me Tiranën, gjithmonë është shkarkuar trajneri, por kjo nuk ndodhi me Dajën. Është nga më të mirët e kampionatit shqiptar.

Me Kombëtaren, e quaj gotën gjysmë të mbushur. Unë e quaj dështim arritjen. Për mua Reja duhet të ikë. Nuk mund të jetë trajner i Kombëtares, një inatçor. Në Kombëtare ka klane, e kam thënë para 3 muajsh. Hysaj ka qenë më i dobëti në këto eliminatore. Manaj është shumë më i mirë se Seferi, ky i fundit u mor me mik në Kombëtare.”, u shpreh Stoka.