AEK i Athinës u trondit dje nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës. Në Greqi raportohet se pronari i AEK-ut ka vendosur për gjobën marramendëse 400 mijë euro, pas eliminimit surprizë. Kjo gjobë nuk do të aplikohet, nëse AEK fiton tri ndeshjet e radhës me Panathinaikos, Asteras dhe Olimpiakos.
Mision që duket mjaft i vështirë, për shkak të emrave. Në rast se fitoret nuk vijnë, një pjesë e gjobës do shkojë për amatorët e AEK dhe pjesa tjetër për bamirësi.
Strakosha e pëson kështu pa pasur faj mund të thuhet. Kjo pasi ishte lënë pushim nga trajneri i AEK, kështu e pa ndeshjen me OFI Kretën nga stoli. Marios Iliopoulos njihet për premiot në rast fitoresh të rëndësishme, por po ashtu nga ana e tij nuk mungojnë as gjobat


