HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuad Lici mbetet sërish te Vllaznia, tashmë me një funksion të ri

Suad Lici mbetet sërish te Vllaznia, tashmë me një funksion të ri

Ndryshimet te Vllaznia që ndodhn pak ditë më parë, bën që Suad Lici, një emër i njohur në futbollin shkodran të mos jetë më administrator.

U tha se ai nuk do të kishte më post në klubin kuqeblu, por që duket se Lici do të jetë pjesë e strukturave si koordinator teknik te Vllaznia, duke nisur që nga sot e në vijim.

Përpara udhëtimit, kuqeblutë kanë prezantuar përpara skuadrës administratorin e ri, Benjamin Naku.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe sponsori Alban Xhaferi dhe ish-administratori Lici. Ka qenë vetë klubi që ka prezantuar Nakun, por edhe Suad Licin në postin e ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments