Dita e sotme eshte e veçante per sportin shkodran dhe ate shqiptar. Nje nga emrat me te medhenj te gjithe historise se tyre, pikerisht peshengritesi Erkand Qerimaj, ka ditelindjen. Ai feston 34 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme dhe 100 vite te tjera te lumtura!

Erkandi si pakkush tjeter ka nje histori te rralle ne sport sepse per 20 vite me rradhe ka qene gjithnje ne maje, duke i dhuruar vendit tone me dhjetra medalje te rendesishme nderkombetare, ku veçohet mbi te gjitha titulli KAMPION i EUROPES, rekorde e tituj te tjere.

Me poshte po listojme te gjithe sukseset e tij vit pas viti:

2002: Kampion i Europës “U17” në dygarësh (ar) dhe bronz në shtytje.

2003: Kampion i Europës “NËN17” në të tria garat, dygarësh, shkëputje dhe shtytje.

2005: Nënkampion i Europës “NËN17” tri herë, pra në të tria disiplinat.

2005: Nënkampion i Europës në dy disiplina, tash një shkallë më lart: për të rinjtë.

2006: Kampion i botës për të rinjtë në shtytje dhe nënkampion i botës në dygarësh. I dyti kampion i botës për Shqipërinë mbas Ymer Pampurit më 1972.

2007: Kampion i botës për të rinjtë për herë të dytë rresht në shtytje dhe po përsëri nënkampion i botës në dy garësh.

2008: Kampion i trefishtë (në tri stilet) i Europës për të rinj. Këtu fillon sulmi i tij në Kampionatet e Europës apo të Botës me të rriturit.

2009: Kampion i Europës për të rriturit në shtytje si dhe nënkampion i Europës në dygarësh.

2009: Kampion dhe nënkampion i Lojërave të Mesdheut.

2010: I treti (bronz) i Europës në stilin e shtytjes.

2011: Nënkampion i Europës në stilin e shkëputjes.

2014: Kampion i dyfishtë i Europës: në dygarësh dhe në stilin e shtytjes, por edhe bronz në shkëputje.

2017: Nënkampion i Europës në shtytje dhe medalje bronzi në dygarësh dhe shkëputje.

2017: I treti (bronz) në Kampionatin Botëror.

2022: Kampion i Europës në stilin e shkëputjes.

Kjo do të thotë se ky njeri ka fituar 31 medalje EuroBotërore të podiumit të nderit, ar, argjend dhe bronz pa ndërprerje në 20 vjet rresht. Fenomenale! Nga mosha 14 vjeç deri në moshën 33 vjeç, mbas pak 34 vjeç! E nuk e dimë nëse do të vazhdojë më tej. Ndonëse merret me mend, Erkand Qerimaj nuk di të ndalet.

Erkand Qerimaj për 20 vjet me radhë ishte dhe është medalist EuroBotëror, medalist i 31 medaljeve, 14 prej të cilave janë të arta. Ndryshe 14 herë Kampion i Europës, i botës, i Mesdheut. Madje, edhe rekordmen i këtyre rangjeve…