Pasditen e sotme ne stadiumin “Fadil Vokrri” te Prishtines eshte zhvilluar nje ndeshje shume interesante e futbollit te femrave ne mes ekipeve kampione te Shqiperise dhe Kosoves, pikerisht Vllaznise dhe KFF Ep Com Hajvalia.

Ky takim ka qene nje test kontrolli per te dy ekipet ne prag te pjesmarrjes se tyre ne ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes te cilat do te zhvillohen javen e ardhshme dhe “Shkodra Sport” meson se ai eshte fituar nga shkodranet me rezultatin 1-0.

Fatin e kesaj miqesoreje e ka vulosur goli i te zakonshmes Megi Doçi shenuar ne pjesen e dyte. Padyshim qe ka qene nje test i cili i ka vlejtur se tepermi trajnerit Nikolin Leka ngaqe ne skuader kane ardhur se fundi disa lojtare te reja dhe ka dashur t’i shohe ne fushe ne nje perballje te vertete.

Vllaznia siç dihet do te luaje ne Mal te Zi me 21 qershor ndaj fitueses se çiftit Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki) dhe kuptohet qe objektiv do te kete vetem fitoren dhe kualifikimin ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes.

Miqesorja e sotme ndaj Ep Com Hajvalia, ka treguar se gjerat jane ne rrugen e duhur, por kuptohet qe ne ditet e mbetura deri tek sfida europiane do te tentohet serish rregullimi i disa gjerave ne menyre qe te dielen e ardhshme skuadra te jete “top”./SHKODRA-SPORT.COM/