Pas mbledhjes së presidentëve për rifillimin e Superiores, përfaqësuesi i Vllaznisë, Suad Lici u shpreh se ishte një takim pozitiv dhe me konsensus u gjet dakordësia. Sa i përket masave të marra nga Vllaznia, Lici theksoi se kuqeblutë janë të përgatitur e janë të pajisur me kamera termike.

“Besoj se ishte një takim pozitiv për të rikthyer njerëzit te sporti. Ramë dakord për kalendarin dhe marrjen e masave, na u bënë të qarta. Ne si Vllazni do i marrim masat dhe jemi të pajisur me kamera termike dhe për disinfektim. Shpresojmë t’i rikthehemi futbollit”.

Ngjeshja e kalendarit? “Natyrisht, ishte dhe thelbi i kalendarit por me konsesus ramë dakord”.

Lojtarët jashtë Shqipërisë janë një problem? “Ne jemi në gjendje lufte dhe problem do kemi por më e rëndësishme të rifillojë futbolli dhe t’i rikthehemi jetës normale”, u shpreh Lici. /VipSport.al