Administratori i Vllaznise Suad Lici gjate emisionit “Pressing” eshte ndalur edhe tek arbitri Enea Jorgji, i cili me arbitrimin e tij ne ndeshjen ndaj Tiranes, penalizoi rende ekipin shkodran si ne rezultat ashtu edhe ne denimin e dhene nga Disiplina.
Per kete arsye eshte shprehur: “Çështja Jorgji? Ke përgjegjësi absolute kur në stadium ke 5-6 mijë vetë, i kam thënë Jorgjit që të lutëm mbaje drejt. Kam paraqitur shkresë në FSHF për disa ndeshje të Jorgjit me gabime. Nëse ke 6 mijë vetë në stadium dhe t’i në minutë të 8-te ke rast flagrant, nuk je larg, nuk mund të thuash nuk e pashë.
Është më e randë se acaron 6 mijë vetë në stadium, është shumë më e rëndë që unë penalizohem nga një arbitër, se futen shishet dhe marr penalitet. Por ta kisha me spektator ndeshjen me Luftëtarin ekipi do merrte më shumë. Kemi shkresë zyrtare me raste flagrante të Jorgjit kundër Vllaznisë.
Si ka mundësi që gabon vetëm me Vllazninë? I thashë në pushim edhe vëzhguesit, edhe zyrtarit, se vendimi ishte serioz. “Jo” më tha Jorgji. Kam luajtur 40 minuta në Durrës, nxori me të kuq Ramadanin e nuk kundërshtoi njeri, nuk dua ta gjej justifikimin të gjyqtarët”, tha Lici.