Xhevahir Sukaj ka një siguri sa u përket ndeshjeve derbi. Ish-sulmuesi i Partizanit, është i bindur gjithmonë se Eraldo Çinari do të shënojë dhe parashikimi i tij doli i saktë, siç tregoi ai në studion e “Rubrikës Sportive”.
“I çova mesazh edhe professor Ilirit që Çinari do të shënojë: Është bërë i traditës në dy vitet e fundit duke shënuar dhe sikur i ka ikur emocioni dhe e ka më të thjeshtë se të tjerët.
Derbi la për të dëshiruar, se ndikojnë tifozët. Dy-tre vite më parë, kanë qenë derbit më të bukura”, tha Sukaj.
Ne fakt, pak vite me pare vete Sukaj ka qene disa here protagonist ne ndeshjet derbi me lojen dhe golat e tij ne porten e Tiranes dhe tashme ia ka lene kete “detyre” nje shkodrani tjeter, Erald Çinarit.