Nga Gjergj KOLA

Boksieri i kombetares shqiptare Adam Maca dhe trajneri i tij Klaudio Çekini nuk kane te ndalur ne rrugen e tyre drejt titullit kampion Europe per 18 vjeçaret. Sportistit me origjine nga Mirdita dhe trajnerit te tij shkodran, i ka mbetur tashme edhe nje ndeshje e vetme per ta siguruar medaljen e arte te ketij eventi te rendesishem.

Kjo sepse 16 vjeçari i lindur dhe i rritur ne Angli, e ka fituar edhe ndeshjen e sotme gjysmefinale ndaj boksierit rumun Mario Caprian Iofciu dhe si rrjedhoje ka siguruar daljen ne finale, ku do te synoje tashme edhe medaljen e arte. Finalja e peshes 57 kg te Europianit U18 qe po zhvillohet ne Potec te Kroacise do te jete me 14 prill.

Trajneri Çekini beson shume ne aftesite e ketij sportisti i cili kater muaj me pare siç dihet u pat shpallur nenkampion Bote per 16 vjeçaret, ndersa deri tani ka siguruar titullin nenkampion Europe per 18 vjeçaret, por padyshim qe synon titullin kampion i kontinentit.

Ne turin e pare ai ka qene me fat duke u kualifikuar direkt ne te dytin ku triumfoi ndaj kroatit Bruno Bobac, ndersa dje ne çerekfinale ndaj bullgarit Kostantin Yordanov Kostov arriti te fitonte dhe te hynte ne zonen e medaljeve, por sigurisht qe ai nuk do te ndalej ketu sepse me fitoren e sotme ndaj boksierit rumun siguroi finalen, ku sigurisht qe do te kerkoje fitoren serish edhe ndaj kundershtarit nga Ukraina./www-shkodrasport.com/