Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka humbur ndeshjen e pare gjysmefinale te kampionatit ndaj Partizanit. Ajo eshte luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Goga” dhe eshte fituar nga volejbollistet e kuq me rezultatin e paster 3-0.

Pavaresisht perpjekjeve te djemve shkodrane, ato nuk kane arritur dot te bejne diçka me shume, madje ne te tre setet kane zhvilluar nje loje “fotokopje” duke shenuar nga 20 pike ne secilin prej tyre, por qe nuk kane mjaftuar per te marre qofte edhe nje set.

Partizani qe ka vetem fitore deri tani ne kete kampionat, padiskutim qe konsiderohej favorit per ta fituar kete ndeshje dhe ashtu rezultoi edhe ne fushen e lojes, perballe nje Vllaznie qe duket se eshte kenaqur me kualifikimin ne gjysmefinale.

Ndeshja e dyte do te luhet diten e hene ne ora 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe Vllaznia sigurisht qe do te kerkoje fitoren, edhe me ndihmen e tifozeve, per ta çuar fatin e kualifikimit per ne finale, ne ndeshjen e trete ne mes ketyre dy skuadrave. Ne ndeshjen tjeter gjysmefinale, Tirana ka fituar 3-1 ne fushen e Erzenit duke hedhur edhe ajo nje hap te sigurte drejt finales./www.shkodrasport.com/