Xhevahir Sukaj paralajamëron Vllazninë që të ketë kujdes tani që është në vend të parë dhe që lufton për titulljn kampion.
Duke folur në “Rubrika Sportive” për shkodranët, ai i paralajmëroi që të ishsin të vëmendshëm ndaj aleancave që mund t’i hiqnin nga duart titullin, siç vepruan disa vite më pare për ta hedhur nga kategoria.
“Vllaznia u bë disa ndeshje që nuk pyesin kush është përpara. Kanë qenë dominues ndaj çdo kundërshtari që kur ka filluar kampionati.
Nuk e kam besuar se do të kishin këtë ecuri. Disa javë në fillim nuk I kam ndjekur, duke parë rezultatet fillova të bëhem kurioz. Mendoj se vetëm Skënderbeu kur ishte në Europë bënte lojë të bukur si po bën Vllaznia.
Por të ketë kujdes, Vllazninë si u munduan ta hedhin e si e hodhën, mund t’ia bëjnë edhe për t’i hequr kampionatin. Unë rri me tifozë të të gjitha skuadrave dhe thonë shyqyr Vllaznia në vend të parë. Të jetë Tirana në vend të parë nuk durohen tifozët e Partizanti apo ekipeve të tjera”, deklaroi Sukaj. /vipsport/