Xhevahir Sukaj ësh të zyrtarisht fut bollisti i Flamurtarit. Ka qenë vetë presidenti i klubit, Sinan Idrizi, i cili ka prezantuar sulmuesin shkodran. Sukaj ka një karrierë të pasur, të cilën e ka nisur në vendlindje te Vllaznia dhe më pas është transferuar në Turqi, Egjipt dhe Kroaci. Në sezonin 2011-2012, rikthehet në Shqipëri dhe sërish te Vllaznia.

Më tej transferohet në Iran, ndërsa në sezonin 2015-2016 vjen sërish në vendin tonë dhe bëhet pjesë e Partizanit. Sulmuesi Xhevahir Sukaj në sezonin 2016- 2017 shkon në Malajzi, ndërsa më tej ishte pjesë e Partizanit, Vllaznisë dhe Laçit.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Sukaj flet rreth aventurës së re te Flamurtari. Sulmuesi thotë se nuk e shikon anën financiare, ndërsa shton se do të jetë gati për trikatër javë, ku premton maksimumin me vlonjatët.

Pse zgjodhët Flamurtarin dhe çfarë ju bindi, për më tepër që në këtë periudhë ka pasur shumë probleme financiare?

Zgjodha Flamurtarin, sepse e pashë të arsyeshme që mund ta kem shumë të thjeshtë përshtatjen, duke parë kontingjentin e lojtarëve që ka. Probleme financiare ka në çdo vend. Unë nuk e kam parë shumë pjesën e financës. Jam këtu të bëj maksimumin tim për Flamurtarin dhe të arrij formën time maksimale.