Vllaznia arriti të fitonte në javën e 9-të të Superligës me shifrat 3-1 kundër Kastriotit. Kuqeblutë u rikthyen tek 3 pikët pas disa rezultateve jo shumë të mira. Ky sukses kundër krutanëve duket se ka qetësuar disi situatën tek shkodranët.

Dje i gjithë ekipi ka shijuar ditën e pushimit pas ndeshjes të së shtunës. Por trajneri Brdariç duket se ka vendosur të “shpërblejë” skuadrën për fitoren.

Vllaznia do jetë edhe sot pushim ku futbollistët janë shpërndarë në qytetet e vendlindjeve të tyre per te kaluar pak me shume kohe me familjaret.

Ky pushim ndoshta edhe për të përgatitur sa më mirë edhe sfidën e fundjavës me Laçin. Ndeshje ku duhet karikimi dhe energjitë e duhura për të arritur tek suksesi. Vllaznia do e rifillojë nesër procesin stërvitor për të përgatitur takimin e javës së 10-të kundër kurbinasve.
Endri ÇINARI