Në një dalje televizive së fundmi në MCN Tv, ish-trajneri i shumë skuadrave në Superligë dhe një nga ekspertët e futbollit në vend, Sulejman Starova foli për skuadrën e Vllaznisë.
Ai u ndal më së shumti tek lojtarët që u afruan në fillimin e sezonit që sapo u mbyll dhe se cili shkëlqeu më shumë sipas “bobit”. Kuptohet qe analiza e tij eshte e nje profesionisti dhe ai nuk gabon lehte.
Starova tha: “Në fillim të edicionit, Vllaznia afroi një nga lojtarët më të paguar të kampionatit siç është Liridon Latifi. Dihen cilësitë e tij dhe në disa raste i ka dhënë fitore skuadrës, por edhe në disa ndeshje ka qenë në një formë jo të mirë. Ndoshta edhe për shkak të shokëve të ekipit.
Po ashtu Diagne, një emër me shumë eksperiencë e CV të pasur. Por problemet me dëmtimet apo në fund edhe me trajnerin ndikuan tek ecuria e tij. Mund të them se Esin Hakaj ka qëlluar si afrimi më i goditur tek Vllaznia. Ai ka qenë ndër më të mirët këtë sezon, jo vetëm tek shkodranët por edhe në mbarë kampionatin”.
Endri ÇINARI