HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESulmi bardheblu në shifra, Redon Xhixha jep dy herë më shumë se...

Sulmi bardheblu në shifra, Redon Xhixha jep dy herë më shumë se sa Taulant Seferi

Taulant Seferi ishte një nga sulmuesit më në formë në sezonin e shkuar. Ish-futbollisti i Tiranës e përfundoi kampionatin me 19 gola të shënuar, po aq sa Guindo, duke qenë kështu golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Largimi i tij mendohej se do të linte një boshllëk të madh te bardheblutë, por duket se Xhixha është gati të marrë barrën e sulmit mbi supe.

Statistikat nuk gënjejnë dhe ato janë në anën e Redonit. “Abissnet Superiore“ ka përfunduar tashmë fazën e saj të parë dhe në 9 ndeshje të luajtura, Xhixha numëron plot 10 gola. Një shifër dukshëm më e lartë nga ajo e arritur prej Taulant Seferit një vit më parë.

Lojtari i Vorsklas sezonin e shkuar kishte arritur të realizonte vetëm 5 gola në krye të 9 ndeshjeve të para.

E thënë ndryshe, Xhixha ia ka dalë që deri më tani të ketë shënuar 2 herë më shumë se ish-shoku i tij i skuadrës. Nëse ritmi do të jetë i njëjtë, atëherë padyshim që kurorëzimi si golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore”-s do të vijë natyrshëm.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments