Pedro Augusto Cabral Carvalho ose shkurt Pedro është sulmuesi që po mahnit të gjithë në Superligë. 22-vjeçari që luan në rradhët e Egnatias erdhi si një i panjohur në kampionatin tonë këtë verë, por është shndërruar në “bomberat” e Superligës. Aktualisht braziliani ka shënuar 4 gola në kampionat, duke qenë më i miri së bashku me Basan e Kukësit.

Sot, ai do jetë përballë Vllaznisë dhe do jetë lojtari që do ketë një vëzhgim të veçantë nga mbrojtja kuqeblu. Jo vetëm potencë fizike nga Pedro, por edhe teknikë dhe goditje e saktë me të dy këmbët. Për Egnatian ai pritet të jetë pika e referimit sot.

Sulmuesi ka dy ndeshje rradhazi që nuk ka gjetur rrugën e rrjetës dhe sot do kërkojë të rikthehet tek goli. Thuajse gjithë sulmet e Egnatias bazohen tek 22-vjeçari që deri më tani ka treguar se vlen dhe nuk ka zhgënjyer në performancën e tij.

Adili me shokë janë të paralajmëruar për cilësitë e brazilianit dhe ndaj tij dhe gjithë kundërshtarëve duhen marrë masat e duhura. Kjo edhe për të rikthyer Vllazninë tek fitoret që mungon prej dy javësh.
Endri ÇINARI