Mehdi Çoba drejt Teutes? Duket se po. Ka qene edhe vete trajneri Thomas Brdariç qe e ka pranuar se ka degjuar per nje interesim te tille, por nga ana tjeter, ka thene se nuk shpreson qe kjo te ndodhe, te pakten deri ne fund te sezonit.
Gjate emisionit “Fair Play” ka qene menaxheri Andi Matraxhiu qe ka zbuluar kete fakt, duke e pyetur trajnerin nese ka presion nga klubi per te mos e aktivizuar ngaqe Çoba mund te largohet, por numri 1 i pankines shkodrane eshte pergjigjur:
“Kam degjuar se Teuta ka shfaqur interes per Çoben. Klubi duhet te vendose per kete gje. Do te ishte nje fatkeqesi nese do te largohej, sepse ka nje kontrate me ne dhe duhet te luaje ne 6 muajt e ardhshem.
Une mbeshtetem dhe kam besim tek ky lojtar. Me performancen qe beri ne ato minuta qe luajti ndaj Skenderbeut, tregoi se mund ta ndihmoje skuadren, ndersa me pare eshte shfaqur 2 apo 3 here por jo ne lartesine e duhur, prandaj duhet te mesoje te rritet.
Dua t’i kujtoj atij dhe gjithe te rinjve te rinjve se ketu nuk eshte Akademi, por nje ekip profesionist. Dhe ne ato pak minuta kur mund te te jepet mundesia te jesh ne fushe, te tregosh se çfare di te besh sepse ne duam te arrijme ne maje dhe çdo lojtare te jete ne 100 perqindshin e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/