E mbani mend Enco Malindin?! Dikur një talent te Partizani, madje duke luajtur me sukses edhe te Tirana e Skënderbeu, e më pas te Akademika e Sofies e Lokarno.
Ka provuar edhe shumë ekipe të tjera në Superiore dhe Kategorinë e Parë.Por, ka pak kohë që është larg fushave të blerta. Malindi pësoi një dëmtim në nofull dhe iu desh ndërhyrja kirurgjikale.
Por, sapo u rikuperua një tjetër dëmtim i rëndë e ka detyruar që të bëj “stop” dhe të rikthehet në fushat e blerta në vitin e ardhshëm.
Sulmuesi pak ditë më parë ka operuar gjurin dhe me shumë gjasa, në janar ose shkurt do të bëhet për lojë, pasi aktualisht lëviz me paterica.
Enco Malindi është 30 vjeç dhe në edicionin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Kastriotit të Krujës./vipsport/