Sulmuesi aktual i Vllaznise Ismael Dunga ka fituar gjyqin ndaj ish- skuadres se tij, Luftetarit dhe pret qe te marre prej saj nje shume te madhe financiare.
Nje gje e tille raportohet ne media dhe perpos Dunges edhe nje tjeter futbollist qe me pare ka luajtur per gjirokastritet, Nemanja Janiçiç ka fituar edhe ai gjyqin ne FIFA duke ia shtuar edhe me shume problemet atyre.
Plot 81 mijë euro duhet t’i paguajë Luftëtari Ismael Dungës. Kjo shumë përbëhet nga 11300 euro paga të padhëna dhe plot 65587 euro si shpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës nga ana e klubit gjirokastrit.
Edhe Janiçiç ka arritur të fitojë betejën ligjore me Luftëtarin. Klubi duket t’i paguajë mbrojtësit 22500 euro për pagat e padhëna dhe 18000 euro për prishjen e njëanshme të kontratës.
Këtyre shumave u shtohet edhe 5% interes dhe i gjithë borxhi i Luftëtarit ndaj këtyre dy lojtarëve shkon në 123 mijë euro, duke hapur një “gropë” të madhe në një periudhë shumë të vështirë të klubit. Më të dhimbshme këtë situatë e bën bllokimi i mundshëm i merkatos së kësaj vere.
Kjo për shkak se vendimi është marrë më 25 shkurt dhe sipas FIFA-s, Luftëtari është i detyruar të shlyejë lojtarët brenda 45 ditëve nga data e vendimit. Ky afat ka kaluar dhe nuk dihet nëse klubi ka arritur të zgjidhë këtë çështje. Në rast se lojtarët nuk janë paguar, Luftëtari nuk do të arrijë të federojë lojtarë këtë merkato. /