Pepi Gorgiev është larguar përfundimisht nga skuadra e Teutës. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al që sulmuesi i ka dhënë fund bashkëpunimit me kampionët e Shqipërisë. Mungesa e hapësirave në formacionin titullar ka bërë që 27-vjeçari të kërkojë divorcin nga “Djemtë e Detit”.

Ai u afrua me bujë te Teuta, por u aktivizua vetëm në disa ndeshje si titullar. Luajti në 15 javët e Superiores, duke shënuar edhe 4 gola. Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij, teksa nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojë sërish në Superiore.

Lojtari sot ka takuar drejtuesit e Teutës duke mbyllur aventurën e tij me një shtrëngim duarsh. Zhvillime të reja priten në vazhdim sa i përket të ardhmes së tij.

Por se fundi mesohet se ne lidhje me kete lojtar ka shprehur interes edhe skuadra shqiptare qe merr pjese ne kampionatin malazez Deçiç e Tuzit.