Një portal me lajme vetëm të klubit të Napolit, “calcionapoli24”, duke qenë se viti 2017 është mbyllur ka tntuar për t’u vendosur nota të gjithë futbollistëve të ekipit të Sarrit. Hysaj ka marrë një notë mesatare, duke mos qenë në listën e futbollistëve që ka arritur të shkëlqejë. Portali italian shkruan se mbrojtësi i kombëtares sonë ka një potencial shumë të madh, por që duhet ta tregojë në vitin 2018.

“Hysaj 6,5 – Mund ta themi? Elseid mund të bëjë shumë më shumë. Nuk është një student, i cili duhet të jetë i kënaqur mjaftueshëm me atë që bën. Ka një potencial të jashtëzakonshëm, dhe e demonstron sa herë e kalon mesin e fushës. Në vitin e parë me Sarrin ishte i jashtëzakonshëm., ndërkohë që në vitin 2017, rritja ka qenë më e ngadaltë. Por talenti dhe mosha janë në anën e tij, mund të rikthehet”, shkruan portali italian. /vipsport.al/