Liverpulit i është nevojitur një gol në minutën e 4-t shtesë të ndeshjes për të marrë tri pikët sot ndaj Brajton dhe për të mbrojtur vendin e katërt në renditjen e Premier Ligës. Skuadra e Jurgen Klop, ku Filip Kutonjo ishte përsëri jashtë formacionit, dominoi në këtë transfertë në lojë dhe raste të krijuara, por rrezikoi seriozisht të largohej nga fusha kundërshtare me vetëm 1 pikë. Goli i Mane i dha avantazhin Liverpulit që më pas shpërdoroi disa raste për të mbyllur ndeshjen dhe u ndëshkua nga Gudmundson kur mbeteshin vetëm 3 minuta nga fundi i takimit.

Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Liverpuli arriti të dërgonte topin në rrjetë me anë të Ragnar Klavan, i dalë në ndihmë të sulmit në zhvillimin e një goditje dënimi. Kaq mjaftoi që ekipi i Klop të mbyllte me një fitore ndeshjen e parë të vitit 2018, duke pritur më i qetë takimet e radhës dhe duke vazhduar njëkohësisht garën me Mançester Junajtid dhe Çelsin që mbajnë vendet sipër tij në klasifikim. /vipsport.al/