Wednesday, May 20, 2026
FAQJA E PARE BOKSZhvillohen kampionatet e boksit për moshat, shkëlqejnë boksierë shkodranë

Zhvillohen kampionatet e boksit për moshat, shkëlqejnë boksierë shkodranë

Ditët e fundit Federata Shqiptare e Boksit ka zhvilluar dy kampionate të moshave, fillimisht atë të 15 vjeçarëve që u zhvillua në datat 7-10 maj në qytetin e Fierit dhe më pas, kampionatin e 17 vjeçarëve që u zhvillua në datat 14-17 maj në qytetin e Durrësit.

Në këto dy kampionate kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Pjesmarrës në to kanë qenë edhe sportistët e Vllaznisë, por edhe ato të Tërbunit të Pukës dhe sukseset e tyre nuk kanë munguar.

Kështu, në kampionatin e 15 vjeçarëve, ekipi i Vllaznisë arriti të zinte një vend të parë me një boksier të saj dhe po ashtu edhe 4 vende të dyta. Respektivisht, kampion është shpallur Martin Lulaj në peshën 48 kg, ndërsa nënkampionë kanë dalë sportistët Endri Shytani pesha 40 kg, Igli Tahiri pesha 57 kg, Blendis Delaj pesha 60 kg dhe Admir Gruda pesha 63 kg.

Pjesmarrës ka qenë edhe ekipi i Tërbunit i përfaqësuar nga disa boksierë shkodranë ku spikati veçanërisht Biordi Çekini i cili zuri vendin e parë dhe u shpall kampion kombëtar në peshën 46 kg. Ndërsa boksieri tjetër Roald Mëhilli zuri vendin e dytë. E veçanta e këtij kampionati ishte edhe shpallja e Biordi Çekinit si “boksieri më i mirë” i tij duke marrë kësisoj edhe kupën përkatëse nga Federata. Një vlerësim që erdhi falë performancës së shkëlqyer teksa i fitoi të dy ndeshjet me nokaut që në raundin e parë.

Ndërkohë në kampionatin e 17 vjeçarëve ka patur rezultate edhe më të mira nga boksierët shkodranë. Kështu ata të Vllaznisë arritën të zënë tre vende të para duke u shpallur kësisoj kampionë kombëtarë. Respektivisht Roan Troshani në peshën 60 kg, Irgian Piraniqi kampion në peshën 92 kg dhe Gledis Gjekaj kampion në peshën +92 kg. Një sportist tjetër i Vllaznisë Jon Dragani, ndërkohë zuri vendin e dytë dhe u shpall nënkampion.

Edhe nga ekipi i Tërbunit kanë dalë dy kampionë pas paraqitjeve të shkëlqyera që kanë bërë në ring. Kështu në peshën 57 kg Brajan Çekini i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij dhe si rrjedhojë është shpallur kampion kombëtar i kësaj peshe. Të njëjtin sukses ka arritur edhe boksieri tjetër Albion Allaraj. Një boksier tjetër i Tërbunit Elio Guga ndërkohë është shpallur nënkampion në peshën e tij. Por një tjetër sukses për këtë ekip ka qenë edhe shpallja e Brajan Çekinit si “boksieri më teknik” i kampionatit të 17 vjeçarëve.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments