Vllaznia do presë nesër në “Loro Boriçi” ekipin e Skënderbeut. Një takim që në letër duket një detyrim për shkodranët për të marrë 3 pikët, por gjithsesi edhe korçarët vijnë drejt Shkodrës për të mos dalë duarbosh. Kjo edhe për vetë faktin që ndodhen në vendet e fundit të renditjes.
Por “ujqërit” nuk arrijnë të fitojnë prej 6 takimesh rradhazi kundër Vllaznisë. Në Shkodër më saktësisht kanë fituar 29.02.2020. Do ishin bardhekuqtë që triumfonin në shifrat 0-1 në minutën e 93-të të takimit. Goli do shënohej nga Blerim Krasniqi.
Sulmuesi që sot aktivizohet tek Gjilani në Kosovë jepte fitoren në Shkodër. Skënderbeu do fitonte sërish në atë kampionat kundër Vllanzisë në shifrat 2-1, por kësaj rradhe në stadiumin e vet, në Korçë.
Që nga ajo periudhë korçarët kanë marrë 2 barazime dhe 4 humbje ndaj Vllaznisë. Këtë “tabu” ata do përpiqen që ta thyejnë nesër. Ku për ekipin e drejtuar nga Memelli pritet një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe shkodranët kanë si qëllim vetëm 3 pikë në takime të tilla.
Endri ÇINARI