Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Belajdi Pusi nuk ndalet. Shënon edhe dy gola të tjerë...

Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi nuk ndalet. Shënon edhe dy gola të tjerë në Rusi

Belajdi Pusi po kalon një formë fantastike në Rusi, ku vesh fanellën e Fakel Voronesh. Sulmuesi shkodran është emri kryesor i repartit të avancuar për klubin e kategorisë së dytë ruse, i cili po dominon kampionatin dhe është padyshim kandidati kryesor për ngjitjen në elitë.

Në ndeshjen e sotme të Fakel Voronesh ndaj Rotor Vollgograd, Pusi ishte protagonist absolut, teksa tundi dy herë rrjetën.

Në minutën e 42-të, ai mori me vete mbrojtësit në zonë dhe me një kthesë të fortë shënoi golin e avantazhit

SHIH VIDEON

 

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ai përsëriti veten duke tundur rrjetën, këtë herë me një gjuajtje perfekte me kokë pas një krosimi nga e djathta.

SHIH VIDEON

Me këto dy gola, Pusi u ngjit në kuotën e 8 rrjetave të tundura në këtë sezon me fanellën e Fakel Voronesh në kampionatin rus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments