Leipzig po udhëheq me rezultat të madh 4-0 pas pjesës së parë në shtëpi ndaj Hoffenheimit në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga.
Autor i dy prej katër golave të realizuar ishte sulmuesi shkodran Brajan Gruda, i cili ishte i pandalshëm pas 45 minutave të para.
Gruda realizoi fillimisht në minutën e 17-të për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 1-0. Ai më pas asistoi tek austriaku Christoph Baumgartner në minutën e 30-të me këtë të fundit që realizoi për 3-0.
Golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje Gruda e realizoi në minutën e 44-të për 4-0, pas asistimit nga Yan Diomande. Pas këtyre dy realizimeve, Gruda tani ka tre gola të realizuar në elitën e futbollit gjerman ndërsa numëron dy asistime.
Te Hoffenheimi në anën tjetër nga minuta e parë është duke luajtur Fisnik Asllani, teksa Albian Hajdari gjendet në stolin e rezervave./Telegrafi/


