Goli i sulmuesit shkodran Donat Toma i ka dhënë fitoren Burrelit në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditën e sotme ndaj Besës. Ai ka shënuar që në minutën e 14-të të ndeshjes dhe më pas, pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër.

Me këtë fitore, Burreli që drejtohet nga trajneri i sapoardhur Dorian Bubeqi, është ngjitur në kuotën e 14-pikëve dhe ndodhet në vendin e 10-të të renditjes.

Matjanët kanë bërë disa përforcime në ekip këtë merkato të janarit dhe do të tentojnë deri në fund të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Ndeshjen e rradhës, Burreli do ta luajë ndaj Lushnjës në shtëpi, teksa duhet të vijojë ta tregojë forcën e tij edhe ndaj ekipit lagunar, të cilin momentalisht e ka rival në tabelën e renditjes.
Maringlen ZHIVANI