Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci rikthehet te luaje serish ne Qipron turke. Kete here ai ka firmosur me skuadren Dünyaca. Lajmi eshte bere i ditur nga mediat e ketij vendi, te cilat e konsiderojne kete si nje goditje te rendesishme te kesaj skuadre.

Arsyeja eshte se Mujeci ka luajtur edhe me pare ne kete vend, madje dy here teksa fillimisht ka qene pjese e ekipit Genclik Gücü TSK dhe me pas ka luajtur me ekipin Cihangir.

Tashme rikthehet per here te trete ne kete vend, me idene per te dhene me te miren per skuadrene tij te re, Dünyaca. Kuptohet qe shkodrani 29 vjeçar ka premtuar te beje me te miren per te dhe per ta ndihmuar kete skuader te arrije objektivat e saj.

Kujtojme qe Mujeci eshte nje futbollist i cili ka luajtur edhe me Akademine Vllaznia, por me pas i ka pelqyer te shetise neper vende te ndryshme te botes dhe e ka provuar kete ndjesi duke luajtur futboll edhe ne Letoni, Bullgari, Gjeorgji, Qipro, Hong- Kong, Maqedonine e Veriut, Mal i Zi, Kosove dhe tashme serish ne Qipron turke./SHKODRA-SPORT.COM/