Ildi Gruda nuk është më lojtar i Teutës. Pas katër sezonesh radhazi si pjesë e durrsakëve, ku arriti të fitojë gjithçka, sulmuesi shkodran është ndarë sot me klubin.

“Panorama Sport” zbulon se 23-vjeçari ka tërhequr letrat dhe është tashmë futbollist i lirë në treg.

Gjasat janë që karriera e tij të vijojë në një tjetër skuadër të Superiores, por kjo do të mësohet në vijim.

Në kampionatin e fundit shkodrani u aktivizua në 26 ndeshje dhe shënoi 4 gola.