Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka thënë se talenti i çmuar, Moise Kin do të qëndrojë vetëm në Torino. Po ashtu, Alegri ka goli edhe për paraqitjet e Ronaldos, duke thënë se nuk ka fjalë për yllin portugez.

“Kin do të qëndrojë te Juventus në janar, ai është një lojtar i Juventusit dhe nuk konsiderohet ende si një fëmijë. Sezoni është ende i gjatë dhe të gjithë do të nevojiten, ai ka filluar mirë sezonin dhe koha e tij do të vijë”.

Kur u pyet për Ronaldon, Alegri tha: “Është i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm. Nuk kam fjalë të tjera”- përfundoi trajneri italian. Ndeshja e ardhshme e Juventusit është kundër Fiorentinës, para se të luajnë në Champions League kundër Valencias./vipsport/