Një lajm tronditës vjen në kampin e Partizanit, pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, që “demat” luajnë ndaj Tiranës.
Është portieri i ekipit, Alban Hoxha, që është arrestuar ditën e sotme nga policia, për drejtim mjeti nën konsumin e alkoolit, dhe “Panorama” mëson se ai gjendet në një nga komisariatet e kryeqytetit.
Vetë 31-vjeccari, mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit, por rikuperimi dukej se po shkonte mirë, dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës./panorama-sport/