Rubin Hebaj, ishte heroi i Teutës, në duelet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Sulmuesi shkodran realizoi 2 golat e fitores në të dyja ndeshjet. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, sulmuesi ndër të tjera u shpreh:

DY GOLAT- Jam më i lumtur për kualifikimin, për të qenë më të qetë në kampionat. Shpresojmë të vazhdojmë të fitojmë, edhe në kampionat. Na presin ndeshje të vështira shumë përpara. Shpresoj të marrim maksimumin

KUPA- Me Kupën e kemi më të afërt rrugët për të kapur Europën. Edhe në kampionat ka shumë pikë në lojë. Shpresoj dhe besoj që me Kupën të arrijmë suksesin.

MOMENTI I VËSHTIRË- Është një përgjegjësi për mua, por nuk më frikëson, duhet të mësosh të luash me dhe pa presion. Shpresoj të vazhdoj kështu me gola. Shpresoj të shënoj sa më shumë”, u shpreh Hebaj.